Tovërlani rikthehet në Mitrovicë?

Afrim Tovërlani pritet që ta marrë drejtimin e skuadrës nga Mitrovica, Trepça ’89. Zyrtari i klubit, Ilir Bojku nuk e përjashtoi këtë mundësi. “Nuk përjashtohet Afrim Tovërlani”.

Flet edhe vet Tovërlani. “Deri tash kom ndëgjuar llafe por nuk kemi biseduar zyrtarisht akoma. Nëse ka ofertë të mirë, jam gati”, tha ‘Toki’ për Gazetaolle.com.

Tovërlani edhe vite më parë e ka drejtuar Trepçën ’89. Ai është një ndër trajnerët më të suksesshëm kosovarë.