Tovërlani reagon në ‘Facebook’ pas epërsisë së Feronikelit, a e dini se çfarë këngë është duke dëgjuar

Feronikeli pas javës së 26-të në Superligë i prinë renditjes me 53 pikë të grumbulluara.

Në pozitën e dytë ndodhet Hajvalia me 46 sosh. Epërsia prej shtatë pikësh u krijua sot kur Feronikeli e mundi Vushtrrinë në udhëtim me shifrat 1:0 derisa Hajvalia barazoi me Prishtinën në fushën e kësaj të fundit 0:0.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka shkruar në rrjetin social ‘Fecebook’ se  gjatë ditës e ka dëgjuar këngën e Ledri Vulës ‘SRMU’: “Pe ngoj:nese ke fobi prej naltsis,mos rri me neve…….e mir koka….”, ka shkruar Tovërlani, raporton Gazetaolle.com. /Olle