Tovërlani publikon listën e Përfaqësueses së Kosovës U21, pesë prej tyre nga Superliga

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.

Pesë futbollistë janë ftuar nga skuadrat kosovare, bëhet fjalë për Erdin Dushi, Lulzim Peci, Oltion Bilalli, Veton Tusha dhe Ardit Tahiri.

Pjesa tjetër e futbollistëve vijnë nga skuadra të njohura evropiane.

Dardanët U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore./Gazeta Olle/

Edy Reja publikon listën me 27 futbollistë për miqësoret me Italinë dhe Armeninë

Pjesa e parë: Prishtina po mposhtet nga Drenica në “Fadil Vokrri”, pa gola në duelin Dukagjini – Trepça ’89