Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen me Bullgarinë

Përfaqëuesja e Kosovës U21 do të zhvilloj një ndeshje në muajin tetor.

E për duelin me Bullgarinë, trajneri i Dardanëve të rinj, Afrim Tovërlani ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë pvr këtë grumbullim, derisa mungon Drilon Hazrollaj që është raportuar se ka refuzuar ftesën e Dardanëve.

Vetëm pesë futbollistë janë ftuar nga kampionati vendor, portierët Altin Gjokaj (Drenica) dhe Eroni Isufi (Drita).

Ndërkohë emrat tjerë që janë ftuar janë edhe Etnik Brruti (Malisheva), Oltion Bilalli (Gjilani) dhe Ardit Tahiri (Drita).

Kosova ndodhet në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin.

Në tre ndeshje të zhvilluara, Dardanët kanë shënuar vetëm një fitore dhe kanë pësuar dy disfata duke qëndruar në pozitën e katërt në grup.

/Gazeta Olle/

Gjilani kërkon fitoren, Dukagjini për mos tu mposhtur – formacionet zyrtare

Drita vazhdon me fitore, Feronikeli ’74 mposht Fushë Kosovën – Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët