Tovërlani publikon formacionin zyrtar të Kosovës U21 për sfidën ndaj Izraelit

Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit nuk do të përballen për herë të parë me këtë kundërshtar, pasi izraelitët kohë më parë i kishin mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3-1.

Për fitoren e Kosovës në atë takim ishin përkujdesur Bleron Krasniqi me dy gola dhe Veton Tusha me një tjetër.

‘Dardanët’ momentalisht renditen në pozitën e katërt në grupin D me nëntë pikë të grumbulluara, aty ku përveç Izraelit bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Bullgaria dhe Estonia.

Formacioni zyrtar i Kosovës:

Abdullahu, Ibrahimi, Gërxhaliu, Hoti, Brruti, Tahiri, Avdyli, Tusha, Kryeziu, Bunjaku, Haxha.

 

Shuma e pabesueshme që Al-Hilal ka paguar për Neymar, braziliani ka fituar 500 mijë euro për minutë

Shkëlqimi në ndeshjen e parë zyrtare, Bora paralajmëron se do të jetë skuadër e fortë në Superligë