Tovërlani: “Prishtinë, vetë i ke fajet, mos vajto”

Prishtina pësoi humbje 2:1 ndaj Llapit në Podujevë, duke u eliminuar nga DigitAlb Kupa e Kosovës. Ndeshja u zhvillua nëpër baltë, ndërsa ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, i kontaktuar nga Gazeta Olle, kritikon klubin më të madh në vend që pranoi të luante ndeshjen.

“Ndoshta Prishtina do të tregohej klub i madh sikur mos të pranonte të luante në Podujevë. Do ta kursente shëndetin e lojtarëve dhe do të këmbëngulte në rregullat dhe kriteret e lojës. Pasi që ka pranuar të luaj, duhet të tregohet e madhe dhe ta pranojë humbjen. Pra Prishtina është vet fajtore pse u humb ndeshja”, ka deklaruar Tovërlani për Gazetaolle.com.

Ai i bënë thirrje Prishtinës të mos ankohet, pasi vetë ka pranuar të luajë. “Për mendimin tim, edhe me çmimin e eliminimit është dashur që të mos luaj. Pasi ka pranuar të luaj mos të ankohet, sepse fusha është e njëjtë për të dyja palët. Gjynah për futbollistët e të dyja ekipeve në çfarë kushte kanë luajtur sot. Pasi që kanë pranuar me luajtur, ska më vajtime. Nëse Prishtina nuk kishte luajtur, askush se kishtë bërë të madhe”, shtoi ai

Tovërlani në fund tha se Llapi e meritoi fitoren. “Mendoj se llapjanët luajtën më mirë dhe me meritë fituan. Prishtina shpëtoi lehtë, sepse Llapi pati tri raste të mira në pjesën e dytë”. (Gazeta Olle)

foto e dites