Tovërlani: Pjesëmarrja me katër skuadra në Evropë fantastike

Kemi  vetëm gjashtë vite në UEFA e FIFA dhe të arrish tejkalosh Ligat e disa shteteve të rajonit në ranglistën e klubeve në UEFA, është lajm më shumë se fantastik për futbollin e Kosovë.

Kësaj kur t’i shtohet edhe fakti që kampioni merr pjesë direkt në garat kualifikuese  e jo siç ishte deri tash në garat parakualifikuese, tregon se klubet tona kanë pasur rezultate të mira në Evropë.

Për trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ky është një lajm i madh. Sipas tij kjo është një e arritur e përbashkët mes FFK dhe klubeve dhe se nuk është gjithçka zi siç po mundohen ta paraqesin disa.

“Është diçka fantastike që vetëm gjashtë vite pas pranimit dhe pesë nga lejimi për të marrë pjesë në Kupa të UEFA-s të kemi katër skuadra në garë. Kuptohet që suksesi është i përbashkët i klubeve dhe FFK-së. Pra nuk është gjithçka terr si po e paraqesin disa por ka arritje të theksuara”, ka thënë Tovërlani për Demokracia.com, duke shtuar.

“Ngritja në renditje e përfaqësueses së Kosovës dhe Ligës së Kosovës do të thotë që kemi ngritje. Po ashtu edhe ekipi kampion nuk do të luajë nga xhiro e parë, pra nuk mund të mbyllen sytë para këtyre arritjeve edhe pse mendoj që ka mundur të bëhet më shumë”, ka thënë trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, Afrim Tovërlani.

Gjithsesi, ky lajm për arenën ndërkombëtare do të ndikojë shumë edhe tek klubet për të ardhmen. Pra investimet pritet të rritën edhe më shumë pasi 40% e Superligës i bie të dal në garat ndërkombëtare.  Megjithatë “Toki” ka bër thirrje për kujdes dhe këto investime duhet ta kenë adresën e saktë se ku duhet të shpenzohet pasi në të kaluarën shpesh është investuar gabimisht.

“Sa i përket investimeve, klubet duhet të kenë kujdes sepse kemi klube të cilat investuan gabimisht siç është rasti i Prishtinës kur bëri prurje të gabuara. Për nivelin tonë mendoj që nuk duhet të rriten shpenzimet dhe duhet medoemos t’i kushtohet më shumë rëndësi shkollave të futbollit dhe të kemi më shumë të rinj nga futbolli jonë”, ka përfunduar Afrim Tovërlani.

Koha për show në Final 4 të Ligës Unike

Blerja e Milanit nga Investcorp, pritet të shkaktojë krizë të thellë te Interi