Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani është ndarë i kënaqur me fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, duke përgëzuar lojtarët për ndeshje. Ai tutje shtoi se ekipi kishte angazhim dhe përgjegjësi në lojë.
“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, është shprehur Tovërlani. “Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”.