Tovërlani për zgjedhjet në FFK: Jetojmë në Kosovë, të gjithë e dimë kush çka ka dhënë për futbollin

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka hyrë në muajin zgjedhor, derisa janë hapur edhe kandidaturat për të parin e këtij institucioni.

Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arjanit Ahmeti janë kandidatët e përmendur deri tash, por favoriti numër një mbetet Agim Ademi.

Ejupi e Ahmeti rrezikojnë fare të mos futën në garë, kjo pasi ende nuk është e sigurt nëse kanë siguruar apo jo 15 nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar. Kuvendi numëron gjithsejt 59 delegatë.

Ish-futbollisti i njohur, tash trajner Afrim Tovërlani në një bisedë për Demokracia.com, ka kritikuar sulmet e shumta që bohen në këtë fushë, derisa ka bërë me dije se opinioni  i njeh shumë mirë kwta njerëz se çfarë ka dhënë për futbollin.

“Gjithmonë ka pasur e do të ketë kundërshtarë dhe apetite jo reale”, ka thënë Tovërlani.

“Klubet dhe ata që thirren në vota e kushtëzime duhet të nisen nga vetvetja para se të akuzojnë dikë tjetër. Jetojmë në Kosovë dhe e njohim e dimë për secilin se kush çka është e çfarë kanë bërë për futbollin. Thjesht është interesi i të gjithëve dhe jo ajo çka flasin e zbukurojnë në mediume”, ka përfunduar ish-trajneri më i suksesshëm në bankinën  e Prishtinës, Afrim Tovërlani.

Konfirmohet nga klubi vrasja e trajnerit të Shakhtarit

Shtatë gola u shënuan në dy ndeshjet e sotme në Ligën e Parë