Tovërlani: Nuk më vjen keq për Prishtinën

Afrim Tovërlani e ka vlerësuar si pozitive paraqitjen e Trepçës ’89 sot kundër Prishtinës, për të cilën thotë që nuk i vjen keq që e la prapa në luftën për titull. 

“Prishtina pati posedimin aq sa e lejuam ne, por jo edhe të rrezikshëm diçka shumë para golit. Mendoj  se rezultati në fund ishte real. Nuk mund të them që më vije keq për Prishtinën e cila është klubi më i madh dhe ajo duhet të mendoj se a largohet apo afrohet nga lufta për titull, përndryshe unë jam profesionist dhe ku do që do të jem do të kryej punën me nder, pa marrë parasysh ku jemi, unë me Prishtinën apo dikund tjetër. Ne ndaj të gjithave kemi luajtur kështu, edhe ndaj Besës edhe ndaj skuadrave që janë të rrezikuara dhe edhe ndaj Feronikelit dhe ndaj të gjithave do të luajmë sikurse sot”, tha Tovërlani për faqen zyrtare të Prishtinës.

“Nuk mund të them se ku është Afrimi janë titujt, s’mund të qëndroj kjo, por Prishtina në dy afatet ka qenë më e përforcuara dhe me ndryshimin e trajnerit patën një seri shumë të mirë…pra nuk do të thotë që është ashtu siç e potencojnë gazetarët. Deri sa ka filluar ndeshja pata emocione, erdha në shtëpi ku aty edhe si futbollist edhe si trajner kam pasur suksese, por me fillimin e ndeshjes nuk ka emocion, e kam skuadrën time të cilën e udhëheq dhe aty drejtohet emocioni im”, shtoi ai.