Tovërlani: Nuk e di pse nuk luajti sot Driton Krasniqi!!!

Sfida e shumëpritur ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89, nuk ka nxjerrë fitues duke u mbyllur pa gola (0:0). Reagimet nga të dyja kampet pas ndeshjes, kanë qenë të ndryshme. Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi e kapiteni Driton Krasniqi, thanë se Trepça ’89 e ka zhagitur lojën.

Kujtomë se ’89-shi drejtohet nga trajneri Afrim Tovërlani, i cili e njeh deri në ‘asht’ Prishtinën. “Unë nuk i kam thënë askujt që ta zhagitë ndeshjen. Prishtina është zgjuar vonë nga ‘gjumi’. Gjethçka mund të thonë, por Prishtina i ka fajet vet sa i përket titullit. Lojtarët dhe Ramiz Krasniqi, nuk i kanë fajet. Konsideroj se ne patëm më shumë raste për gol. Prishtina përveç një gabimi të mbrojtësit tonë Ilir Izmaku, dhe dy goditjeve nga distanca, nuk na është afruar asnjëherë. Prishtina është klub i madh dhe duhet ta dijë se kur duhet të ‘shpërthejë’ për të shënuar gol. Nëse do të luante Driton Krasniqi, sot ndoshta do të ishin të rrezikuar, por nuk e di a ka patur kartonë apo ka qenë i lënduar!!!!. Tek e fundit, është punë për mua se si e vendosi ekipin në fushë”, ka thënë Afrim Tovërlani për Gazetën ‘Olle’.

Bojku: E njëjta gjë e pret edhe Feronikelin

Lidhur me ndeshjen, ka reaguar edhe zyrtari i lartë i Trepçës’89, Ilir Bojku. Ai ka thënë se skuadra e tij i heshti disa ‘gojë të liga’. “Ka patur fjalë se ne luajmë dhe i favorizojmë disa ekipe. U pa se ne luajmë vetëm për fanellën e klubit dhe për qytetin e Mitrovicës. Sot kemi mundur edhe të fitojmë. E njëjta gjë e pret edhe Feronikelin në ‘Riza Lushta'”, ka thënë Ilir Bojku.

Krahas Prishtinës, Trepça ’89 edhe në xhiron e kaluar e ndali një tjetër pretendent për titullin e kampionit, Besën e Pejës.