Tovërlani në bisedime me Gjilanin

U nda me Trepçën ’89, por mund të gjejë menjëherë punë të re.

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka konfirmuar bisedimet me skuadrën e Gjilanit, e cila u inkuadrua në Superligë përmes barazhit.

“Po, jemi në bisedime dhe të dy palët i treguam ambiciet dhe kushtet. Mbetet të shihet ditët në vijim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Tovërlani për GazetaOlle.com.

Ai në stinorin pranveror drejtoi Trepçën ’89, me të cilën nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. (Gazeta Olle)