Tovërlani: Kujdes nga Vëllaznimi. Manxholli e Peci…

Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, duket se ende nuk ka vendosur për detajet e formacionit minator. Të paktën kështu është shprehur trajneri prishtinas për gazetën kur është pyetur për çështjen e portierit dhe atë të penalltive.

Enis Manxholli nuk ka startuar këtë sezon me 89-shin ndërsa Ibrahim Peci i ka humbur dy penallti, por kjo nuk është se bën shqetësim për Tokin.

“Për çështjen e portierit nuk kam vendosur ende. Nesër para ndeshjes ndaj Vëllaznimit do të vendosi se kush do të mbrojë. Penalltitë? Fakti që Peci i ka humbur dy nuk përbën problem për mua. Kemi edhe gjuajtës tjerë të mirë si Shpëtim Idrizi. Nuk e kam menduar këtë çështje sepse nuk mendoj që do të fitojmë falë penalltive”, deklaroi Tovërlani për Gazetaolle.com.

“Ndeshja ndaj Vëllaznimit nuk është e lehtë, pasi që luajmë ndaj një skuadre që s’ka çfarë të humb. Do të jemi të kujdesshëm dhe do të luajmë për fitore”, përfundoi trajneri prishtinas.

Trepça ’89-Vëllaznimi zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00. /Gazeta Olle