Tovërlani kërkon ende përmirësime

Afrim Tovërlani ka debutuar me fitore në ndeshjen e tij të parë për Trepçën ’89 duke e mposhtur Vëllaznimin 2:0. Ai përmendi mungesat, ndërsa tha se skuadra duhet të përmirësohet ende.

“Jam pjesërisht i kënaqur me lojën. Kemi pasur katër mungesa dhe na është dashur që disa lojtarë t’i inkuadrojmë në pozita të ndryshme. Kanë munguar Hyseni, Kurtishaj, Musaj etj. Sidoqoftë kemi mundur të luajmë edhe më mirë dhe rezultati të jetë më bindës. Ka ende punë për tu permirësuar”, pohoi Tovërlani.