Tovërlani jep shembull, paguan biletë për ta shikuar ndeshjen Prishtina – Gjilani

Sot në kryeqytet u zhvillua derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit, i vlefshëm për javën e katërt në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Derbi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte tejet dramatik, teksa në fund u mbyll me shifrat 1-1.

Para fillimit të ndeshjes, afër stadiumit u pa trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, duke blerë biletë për ta parë ndeshjet nga afër.

Një veprim që rrallë shihet nga ndonjë trajner apo sportist në vendin tonë, por që padyshim është një shembull i mirë.

Kujtojmë se 54-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për FC Prishtinën, por edhe e ka drejtuar këtë skuadër. “Toki” ka qenë trajner te kryeqytetasit nga viti 2007 deri më 2009 dhe nga viti 2012 deri më 2014.

Afrim Tovërlani e ka fituar tre herë titullin e kampionit me Prishtinën dhe një herë me Feronikeli, duke qenë kështu trajneri më i trofshëm në Kosovë.

Peja shënon fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Roma e nis me fitore të thellë aventurën në Ligën e Konferencës