Toverlani: Jam i gatshëm me udhëheq Kombëtaren e Kosovës

Kosova e ka liruar nga detyra me Kombëtaren ish-trajnerin, Bernard Challandes.

Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë, kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.

Emrat si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi, Walter Zenga dhe Primoz Gliha kanë qarkulluar në media që nga dje.

Edhe pse tashmë në media janë publikuar 5 emra të trajnerëve që njëri nga ta mund ta udhëheq Kosovën, Reporteri.net ka kontaktuar me ish-trajnerin e njohur kosovar, Afrim Toverlanin i cili tha se është i gatshëm që ai të merr në dorë drejtimin e Kombëtares.

“Me mëndu që nuk jam i gatshëm me udhëheq Kosovën, sigurisht se e kisha lënë moti zejen e trajnerit”, tha fillimisht ai.

Por, nuk dha një emër nga të lartcekurit që mund ta drejtojnë Kombëtaren tonë.

“E sa i përket emrave të përmendur për trajnerë nuk kam ndonjë preference, por besoj që FFK do të bëjë zgjedhjen e duhur. Kosova ka futbollistë të mirë dhe ka potencial shumë më shumë sa që arritëm në këto eliminatore”, tha Toverlani.

 

Kryetari i FFK-së tregon nëse kanë nisur bisedimet me ndonjë trajner

Zbulohen fjalët e trajnerit të Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë