Tovërlani e komenton luftën për titull me një fjalë të urtë popullore

Feronikeli dhe Hajvalia janë dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit. Aktualisht, skuadra nga Drenasi i prinë renditjes me tri pikë më shumë se ekipi nga paralagja e Prishtinës, 47, konkretisht 44 pikë.

“Unë nuk merrem me deklaratat e tjerëve kush çka thirr. Nuk kam kohë për deklarata dhe punët e tjerëve, sepse nuk më mbetet kohë për punët e mia. Një fjalë e urtë popullore thotë: haje bukën tende e merru me punët tua dhe jo haje bukën tende e të merresh me punët e huaja”, theksoi trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani për ‘Sheshi’.