Tovërlani: Gjilani i shtrenjtë dhe me shumë përforcime, por nuk e ka startin aq të mirë

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Dukagjinit në shtëpi, ndeshje e cila është luajtur në kuadër të xhiros së tretë ka përfunduar pa gola, 0-0.

Trajneri dhe analisti i futbollit kosovar, Afrim Tovërlani, mbrëmë ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ku ka folur për këtë ndeshje.

Sipas “Tokit”, starti i Gjilanit në këtë fillim të sezonit nuk është i duhuri.

“Nga kronika sa i kam parë, të dy skuadrat kanë mundur ta fitojnë ndeshjen. Mirëpo, ndoshta është pak herët, por me gjithë ato përforcime dhe një klub kaq i shtrenjtë çfarë është për momentin Gjilani, po mendoj që startin nuk e ka pasur aq të mirë”.

“Është shumë herët, janë vetëm tri ndeshje dhe ka ende kohë që të përmirësohet gjithçka, por sa i përket fillimi nuk e ka një fillim të mirë”, ka thënë Tovërlani.

SC Gjilani zë vendin e katërt me 5 pikë të mbledhura pas tri xhirove të luajtura.

Ky është reagimi i Xherdan Shaqirit pas debutimit te Lyoni

Lajm i trishtë për sportin shqiptar, humb betejën me koronavirusin fizioterapisti i Kombëtares