Tovërlani flet për xhiron e fundit në Albi Mall Superligë (Video)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, ka komentuar golin e dyshimtë të Ferizajt ndaj Dukagjinit, i cili në fund rezultoi të jetë i fitores dhe i siguroi barazhin ferizajasve.

Tovërlani tha se reagimi i portierit Altik Muhaxhiri ka qenë në mënyrë shumë amatore.

‘’Ka shumë vende të hetohet, reagimi i portierit është në mënyrë shumë amatoreske ndoshta është dashur të gjejë një mënyrë më të mirë,’’ tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Trajneri i mirënjohur gjithashtu potencoi se ndeshja Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina duhet të hetohen nga organet e drejtësisë.

Përshëndetja emocionuese e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit (Video)

Shkëndija fiton titullin e kampionit në Ligën e Dytë