Tovërlani flet për formën e Gjilanit: Nuk po bind as me lojë e as me rezultate

Sport Club “Gjilani” nuk e ka nisur ashtu sic është pritur sezonin 2021/2022 në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot “kuqebardhët” u befasuan në shtëpi ku u mposhtën nga Ulpiana me rezultatin, 2-3, shkruan Sheshi.info

Për ecurinë e Gjilanit dhe dy ndeshjet e fundit ka folur kryetrajneri, Afrim Tovërlani

“Gjilani në Prishtinë me shumë fat arriti ta fitoi një pike në mesjavë, nuk e pash një Gjilan të organizuar”.

“Mesfusha e tyre lënë shumë për të dëshiruar, poashtu edhe faza e sulmit. Kurse, humbje e sotme ndaj Ulpianës e kthen shumë mbrapa, duke e ditur se çfarë ka investuar në afatin kalimtar”.

“Gjilani në këto pesë ndeshje nuk ka bindur as me lojë e as me rezultate”, ka thënë Tovërlani në emisionin ‘Dueli Sportiv’

Skuadra e bardhekuqe në pesë xhirot e para ka arritur t’i mbledhë 6 pikë.

Këta janë dy golat e Mirlind Dakut në fitoren e Osijekut (VIDEO)

Momentet e incidentit kur basketbollisti sulmohet nga një tifoz në duelin mes Trepçës e Prizrenit