Tovërlani e krahason rikthimin e tij në Prishtinë, me atë të Guardiolas

 Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, do të rikthehet sot në stadiumin e kryqytetit, pas më shumë se një viti që prej se u largua nga Prishtina.

Ai këtë herë sfidon pikërisht Prishtinën, e cila ka nevojë si kurrë më parë për tri pikët që do ta mbajnë në hap prë titullin e kampionit.

Tovërlani e ka krahasuar rikthimin e tij me atë të Pep Guardiolas në Barcelonë.

Si në të gjitha ndeshjet tjera edhe në Prishtinë, do të mundohemi të luajmë sa më mirë dhe të dalim të pamposhtur. Sa i përket emocioneve sdi ka të them, jam profesionist dhe profesioni i trajnerit është i tillë që sot je këtu, nesër atje”, tha Tovërlani për gazetën ‘Kosova Sot’.

Kudo që kam punuar kam dhënë më të mirën dhe kam kryer punën me nderë. As kësaj radhe s’ka ndryshim. Para disa ditësh ishte edhe rasti i Guardiolës që luajti ndaj Barcelonës. Pra këto në futboll janë të zakonshme. Besoj që do të dalim të pamposhtur nga Prishtina”, shtoi ai. (Gazeta Olle)