Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës.

Tovërlani tha se nuk pa as entuziazëm e as dëshirë tek skuadrat vendase sot.

Ai vazhdoi duke thënë se dikujt matematikat nuk kanë për t’i dalur në fund të sezonit.

“Sot befasisht nuk kam parë adrenalinë, as deshirë e as luftë nga skuadrat vendase”.

“Si tek Llapi ndaj Dritës e si tek Drenica ndaj Prishtinës. Drita erdhi tek fitorja shumë më lehtë sesa që kemi pritur. Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë” tha Tovërlani.

Drita fitoi 2-4 në udhëtim te Llapi, derisa Prishtina triumfoi 0-1 te Drenica.

/Gazeta Olle/