Toverlani analizon derbin: Manchesteri i njejtë si Prishtina

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani ka analizuar ndeshjen derbi mes Liverpool dhe Man United.

Sipas Tokit, Manchester po e ka problem ende ringritjen pas largimit të Ferguson, teksa ai poashtu mendon se Liverpool dhe skuadrat e tjera janë në krizë.

“Manchesteri sikur dhe Prishtina nga viti 2013 vazhdon të mbetet pa titull, qysh nga shkuarja e trajnerit më të mirë të të gjitha kohrave sipas meje, Sir Alex Ferguson po e kanë problem që të gjejnë një skuadër që mund t’i afrohet suksesit”

“Sa i përket kësaj sezoni mendoj se United nuk ka kumedit se çfarë suksesi, por është kriza e rivalëve të saj. Liverpool nuk është ai i vitit të kaluar dhe mund të them se pandemia ka shkaktu probleme kudo në Evropë dhe sidomos në Angli”

“Mungesa e Van Dijk po vërhet, ndoshta jo sa gjysma e skuadrës, por pa dyshim po vërehet mungesa e lidershipit të tij në fushë” – përfundoi Toki.

Takimi mes Liverpool dhe United përfundoi në barazim 0-0./GazetaOlle/