Toure ‘kërcënon’ Barcelonën

Barcelona – Manchester City është njëra nga dy ndeshjet e sotme në kuadër të kthimit të Ligës së Kampionëve. Mesfushori i Cityt, Yaya Toure, thotë se asgjë nuk është e pamundur, edhe pse skuadra e tij e nis takimin me disavantazhin 2:1.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Barcelonës, kur ke për të vrapuar pas rezultatit, por në futboll gjithçka mund të ndodh”, tha ai për sponsorin e tij, Nissan.

“Ne kemi shanset tona dhe ata kanë të vetat, prandaj do të shohim”, shtoi ai.

Toure do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, kurse do të kthehet pas tri ndeshjeve pezullim. (Gazeta Olle)