Toure, jo vetëm futbollist te Manchester City

Dimitri Selcuk, menaxheri i Yaya Toures, ka këmbëngulur se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë dëshiron që karrierën ta mbyll te Manchester City, ku më pas do të marrë ndonjë post drejtues. 

“Yaya e do Manchester Cityn, edhe pse nganjëherë ishte i mërzitur, ai është i lumtur në klub. Në fakt, unë do të doja që Yaya të qëndroj në City tërë jetën. Unë do të dëshiroja që ai ta mbyll karrierën këtu dhe pastaj të marrë ndonjë rol në klub”, ka deklaruar ai.