Toure: Dua të jem Totti, Maldini ose Del Piero i Cityt

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, i ka dëshpëruar të gjitha klubet që janë duke e ndjekur, pasi që ka deklaruar që dëshiron të qëndrojë sa më gjatë te City.

“Të qëndrosh gjatë në një klub është ëndërra e çdo futbollisti. Shikoni rastin e Tottit, Maldinit, Del Pieros dhe baresit”, deklaroi Toure.

Ai është shprehur optimist se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për Cityn se sa ky që shkoi. /Olle