Totti tregohet i madh: I shkruan letër romanistit të shtrirë në spital!

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka treguar edhe një herë se është një njeri i madh edhe jashtë fushës së blertë. Ai i ka dërguar një letër tifozit suedez të Romës, Alex Lindahl, i cili ka pësuar një aksident me makinë dhe është shtrirë në spital, përcjellë Gazetaolle.com.

“Përshëndetje Alexander, si je? Kam dëgjuar për aksidentin tuaj dhe më vjen shumë keq për një gjë të tillë. Nganjëherë jeta vë pengesa në rrugën tonë, por ne duhet ta gjemë forcën tonë të vërtetë. Mundohu të shërohesh sa më shpejtë dhe eja të na përkrahësh, sepse ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Të pres të të shoh së shpejti në Olimpico. Ciao Alex. Francesco”, ka shkruar Totti. /Gazeta Olle