Francesco Totti vazhdon të dhurojë spektakël dhe kësaj radhe e ka dhuruar një tjetër të tillë në ndeshjen ndaj Lazios.
Derisa në ndeshjen e parë sezonale e festonte golin ndaj Lazios duke bërë foto “selfie”, kësaj radhe kapiteni e nxori një maicë për tifozët bardhekaltër.
“Gjithmonë flisni, çfarë do të shpikni tani? Loja përfundoi”, thuhet në mesazhin e tij. Roma fitoi 2:1.