Totti-Manolasit: Mos u shqetëso, iu shënojmë katër gola!

Mediat italiane e kanë shkoqitur një moment mjaft interesant të ndeshjes së mbrëmshme mes Romës dhe Udineses, ku kryeqytetasit fituam me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas golit të epërsisë nga Udinese, që e realizoi Perica falë gabimit amatoresk të mbrojtësit Manolas, kapiteni Francesco Totti i dha zemër futbollistit grek.

“Asgjë nuk ka ndodhur. Asgjë nuk ka ndodhur. Ne do t’iu bëjmë katër gola dhe do të fitojmë”, i ka thënë Totti Manolasit, sipas mediave italiane.

Roma shënoi dy herë dhe fitoi 2:1, për të dalë përsëri në vendin e dytë të Series A. /Gazeta Olle