Totti: Lopez ma kërkoi fanellën

Francesco Totti ka treguar se çka i ka thënë portieri i Milanit, Diego Lopez, para se ai ta ekzekutonte penalltinë në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”.

“Lopez më kërkoi që t’ia jap fanellën pas ndeshjes. I thash nuk ka problem, dhe i shënova gol më pas”, deklaroi ikona e klubit romak.

Milani e mposhti Romën 2:1, duke iu prishur punë kryeqytetasve në luftën për vendin e dytë. /Gazeta Olle