Tottenhami për rikthim, Milani për ta ruajtur epërsinë, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur dhe Milan ndeshen në Londër për sfidën kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët e fituan me rezultat 1-0 takimin e parë në San Siro dhe kjo përballje do ta vendosë skuadrën çerekfinaliste.

Strategët Antonio Conte dhe Stefano Pioli i kanë caktuar lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Lenglet, Davies; Emerson Royal, Skipp, Hojbjerg, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.

AC Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Giroud.

/Gazeta Olle/

Bayern dhe PSG kërkojnë kalimin në çerekfinale, formacionet zyrtare

Carragher tallet me legjendat dhe tifozët e United, merr me vete në televizion pijen që i kujton atyre poshtërimin në Anfield