Tottenham në çereknale, eliminon Chelsean me penallti

Tottenham ka siguruar një vend në çereknalet e Carabo Cup pasi ka mundur me penallti skuadrën e Chelseat pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Timo Werner, që ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e londinezëve.

Kur mendohej se Chelsea e kishte siguruar toren dhe kualikimin, Spurs kanë barazuar me Lamelan në të 84-ën.

Fati i dy skuadrave është vendosur nga lotaria e penalltive.

Te Tottenham realizuan të gjithë futbollistët, ndërsa te Chelsea gaboi Mount.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Tottenham kundër Chelseat pas katër humbjesh radhazi të pësuara në ndeshjet e luajtur në të gjitha kompeticionet.