Tottenham me super stadium (FOTO)

I jepet drita e gjelbërt Tottenhamit, që tani mund të nisë punën për ndërtimin e stadiumit të ri: një impiant 56 mijë vendësh, që do ti kushtojë “Gjelave” të Londrës 400 milionë sterlina që do të ndërtohet pranë stadiumit aktual “White Hart Lane”.

Të premten Gjykata e Lartë refuzoi rikursin e Archway Sheet Metal Work, kompania që do të ndërtojë stadiumin e ri por që tani duhet të spostohet.

Archway Sheet Metal Works ka 21 ditë kohë për të paraqitur rekursin në gjykatë, por sipas gjyqtarit të çështjes nuk do të ketë kthim në vendim.

Pa këtë vendim dhe pa atë të Këshillit të Haringey Totttenham nuk mund të nisë punën për stadiumin që shpreson ta përfundojë në sezonin 2018-19.

 

tottenham 1

tottenham 2