Tottenham lë jashtë skuadrës së parë Adebayorin dhe nuk e merr atë në turneun para-sezonal

Deklarata e Emmanuel Adebayor, që bëri të ditur se ka qenë afër të kryente vetëvrasje, do t’i kushtojë jo pak sulmuesit shtatgjatë.

Klubi i Tottenhamit ka vendosur që ta lirojë atë për ndeshjen ‘finale’ të edicionit që e luan të dielën kundër Evertonit, duke e lënë jashtë ekipit, shkruan “The Mirror”.

Ai po ashtu nuk do të udhëtojë fare me skuadrën për turneun parasezonal në Malajzi dhe Sidnej. /Gazeta Olle