Tottenham e fillon për mrekulli edicionin e ri, fiton minimalisht ndaj kampionit aktual

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City, e ka nisur me humbje sezonin e ri në kampionatin anglez të futbollit.

Tottenham Hotspur ka arritur që para tifozëve në stadiumin e vet të regjistrojë fitore prej 1-0 në një ndeshje mjaft të luftuar.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, megjithëse rastet nuk munguan nga të dyja palët, porse mungoi efektiviteti.

Spursat ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në pjesën e dytë. E gjitha rrodhi nga një kundërsulm i skuadrës vendase, e cila e konkretizoi me golin e epërsisë.

Lucas Moura pasoi te Steven Bergwijn, i cili vazhdoi përpara për të asistuar te Heung-Min Son dhe ky i fundit veproi për mrekulli duke krijuar hapësirë dhe duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës (55’).

Më pas, Tottenhami e pati një tjetër mundësi të artë nga kundërsulmi, por goditja e Bergwijn ishte jashtë portës.

Nuk munguan edhe rastet tjera të nikoqirëve në minutat në vazhdim, derisa mysafirët nuk patën fuqi që t’i barazonin shifrat deri në mbyllje të sfidës.

Zyrtare: Gjilani prezanton Arion Ymerin me një video fantastike

Drita barazon ndaj Ulpianës në miqësoren e fundit para fillimit të edicionit të ri