Toski e Alushi ua thonë gjermanëve: “Ne e merituam fitoren”

Enis Alushi e Faton Toski kanë qenë të intervistuarit nga mediat gjermane, pas barazimit të Kosovës 0:0 me Eintracht Frankfurtin, miqësore kjo e luajtur mbrëmë.

“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme për neve. Të gjithë e panë kualitetin tonë. UEFA dhe FIFA duhet përfundimisht të marrin hapin vendimtar”, tha Alushi për “allgemeine-zeitung.de”.

Ai luan me St. Paulin.

Të njëjtat fjalë I thotë edhe Faton Toski, mesfushori i FSV Frankfurt. “Ne duhej të shënonim të paktën një gol, pasi e meritonim fitoren”, tha ai.