Torres e mbyll karrierën në këtë ekip

Ylli spanjoll i cili është i huazuar në ‘Vincente Calderon’, ka treguar se dëshira e tij e madhe është që të vazhdoj të luaj edhe më tej me ish-kampionët e Spanjës.

Ai e filloi karrierën në Atletico për të luajtur pastaj në Premierligë, me Liverpoolin e Chelsean ndërsa në Itali me Milanin.

“Unë do të doja ta përfundoj këtu karrierën time. Ky klub është i veçantë për mua”.

“Hapat e parë të futbollit i kam mësuar këtu dhe mendoj se është vendim i duhur t’i jap fund futbollit në këtë klub pranë tifozëve të mi”, tha Torres.