Torino – Lazio, cili nga shqiptarët mungon?

Lorik Cana nuk do të jetë sot në ndeshjen Torino-Lacio (ora 19:00). Kapiteni i kuqezinjve nuk është grumbulluar për këtë përballje, për shkak të problemeve fizike në shpinë. Ndërkohë, janë në listën e lojtarëve dy portierët shqiptarë: Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha, por që të dy do të detyrohen që të qëndrojnë fillimisht në pankinë.