Torcida sulmojë përzgjedhësin dhe federatën

Torcida, tifozët e Hajdukut të Splitit, kanë sulmuar selektorin e Kroacisë, Niko Kovaç si dhe krerët e Federatës së Futbollit të Këtij vendi.

Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kroacisë, pjesë e së cilit ishte edhe selektori Niko Kovaç, janë sulmuar nga disa huliganë të Hajdukut nga Spliti, të cilët njihen me emrin Torcida.

Ky delegacion ishte rrugës për në Split kur disa tifozë kanë ndaluar makinën dhe kanë filluar t’i fyejnë dhe t’i sulmojnë fizikisht, raportojnë mediat kroate.

Fatmirësisht asnjë nga anëtarët e këtij dekelgacion i nuk ka pësuar lëndime, derisa makina me të cilën po udhëtonin është demoluar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se këta huliganët nuk përfaqësojnë Hajdukn, grupi e tifozëve Torcida ose qytetin e Splitit. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndikojë në organizimin e ndeshjes Kroaci – Itali në Split”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroacisë.