Tifozeria mitrovicase, Torcida, kanë marrë iniciativën për të pastruar stadiumin “Riza Lushta”. Një pjesë perëndimore e këtij stadiumi u dogj muajin e kaluar, kurse ditë më parë, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, mori vendim që të ndihmojë me mbi 100 mijë euro investime.
Torcia ka filluar pastrimin e tij, para fillimit të investimeve. “Torcida me fjalë dhe vepra kanë filluar t’i largojnë mbeturinat nga stadioni Riza Lushta. Shpresojmë që sa më shpejt të riparohet ky stadion”, shkruan në faqen e Torcidës në Facebook.