‘Torcida’ në Pejë

Të mërkurën (nesër) do të zhvillohet një ndeshje interesante në kuadër të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës. Në kuadër të gjysmëfinales në Pejë do të ballafaqohen Besa e Pejës që po ‘lufton’ për titull dhe Trepça ’89.

Gazetaolle.com mëson se rreth 150 tifozë mitrovicas, ‘Torcida’, do të aterrojnë në ‘Shahin Haxhiislami’ për t’i dhënë zemër Trepçës ’89.

Besa renditet e treta me 54 pikë kurse ’89-shi në vendin e gjashtë me 45 sosh.