Bordi i FBK-së gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23.
Tifozët e basketbollit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim, duke e “bombarduar” me komente faqen zyrtare të FBK-së, shkruan Gazeta Olle.
Në lidhje me vendimin, ka reaguar edhe tifozëria e Trepçës, “Torcida”.
Sipas tifozëve mitrovicas, ky vendim është skandaloz.
“Skandaloz vendimi i FBK për ndalimin e udhëtimit të tifozëve në palestrat jashtë qytetit të tyre, prezenca e dy tifozerive veç i shërben masovizimit dhe promovimit të basketbollit edhe klubeve tona. Nuk jemi kriminela”, thuhej në njoftimin e tyre. /Gazeta Olle/