“Topi tani është te ju”, shkollat e futbollit protestojnë para Qeverisë

Dhjetëra trajnerë të shkollave të futbollit të martën kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë me kërkesën që t’u lejohet zhvillimi i stërvitjeve.

Stërvitjet i kanë ndërprerë që dy javë, por trajnerët e futbollit presin që masat të rishikohen masat.

E në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, paralajmërojnë edhe një protestë tjetër pas 15 gushtit.

Sipas organizatorëve të protestës, aty do të përfshihen edhe prindërit e fëmijëve.

Të zhgënjyer nga vendimi i fundit i marrë nga IKSHP-ja dhe Qeveria e Kosovës, protestuesit në dorë mbanin edhe një parullë, ku thuhej: “IKSHPK dhe Qeveri, ndryshojeni vendimin për sportin më të dashur futbollin, është i paarsyeshëm”.

Ndërsa më poshtë shkruante: “Topi tani është te ju”.