Topalli tregon se 70 për qind të golave për skuadrën e tij janë shënuar nga futbollistët shqiptarë

Futbollisti Jetmir Topalli, i ka shënuar dy gola kundër gjigandit Fenerbahçe.

Anëtari i Istanbulspor tha në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova se 70 për qind e golave të skuadrës i kanë realizuar shqiptarët deri më tani në këtë sezon.

“Kur ta shohësh nga njëra anë 10 gola janë pak por çka është me rëndësi shumicën e golave i kemi shënuar ne shqiptarët. Unë i kam shënuar tre gola, Valon Hetemi i ka shënuar tre, një e ka shënuar Eduard Roca kështu që ne shqiptarët jemi aty kur duhet të jemi” – tha Topalli.

Futbollisti kosovar Jetmir Topalli, në 12 ndeshje i ka realizuar tre gola.

Vllaznia e Pozhoranit del me reagim, thonë se u dëmtuan rëndë në sfidën ndaj 2 Korrikut

Festim Alidema “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë