Topalli i pafat, humb penalltinë vendimtare ndaj Galatasarayt dhe shpërthen në lot

Galatasaray e ka mposhtur Yeni Malatyasporin pas ekzekutimit të penalltive 7:6 dhe ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Turqisë.

Koha e rregullt u mbyll 0:0, ndërkaq në vazhdime u realizuan dy gola, nga një për secilën skuadër.

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli ishte figura “tragjike” e mbrëmjes, pasi humbi penalltinë e fundit, e cila bëri që Galatasarayt të kaloi tutje, kurse Yeni Malatyaspori të eliminohet.

Goditjen e Topallit e priti portieri Fatih Ozturk, ndërsa kaçanikasi i mërzitur me humbjen e penalltisë shpërtheu në lot.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 99-të të ndeshjes. /Gazeta Olle/