Top-vakitë e ‘pranverës së parë’

Xhiroja e parë e stinorit pranveror na ka sjellë edhe disa vaki shumë interesante. Aksidente tifozësh, kacafytje trajnerësh dhe shumë të tjera. Të gjitha ua sjellë Gazeta Olle.

  • Drenica-Hajvalia nuk ishte gjëja më e rëndësishme e ditës për futbollistin e skenderajasve, Liridon Syla. Ai u martua pas takimit.
  • Në Gjakovë u thye një pjesë e rrethojës që e ndanë fushën nga tribuna. Shumë tifozë që ishin duke u mbajtur në të, u rrëzuan.
  • Në derbin Vëllaznimi-Prishtina nuk ishin vetëm shikuesit ata që gjuajtën fishekzjarrë. Një të tillë e gjuajti me hov drejt shikuesve edhe futbollisti mysafir Ylber Ramadani. Ky veprim u cilësua si provokativ nga vendësit.
  • Situatë të nxehtë në ndeshjen Drenica-Hajvalia prodhuan dy trajnerët, Tahir Lushtaku e Ismet Munishi. Ata gati sa u kapën ndërmjet vete, ndërsa beteja në distancë vazhdoi edhe pas ndeshjes me deklaratat për shtyp.
  • Gjyqtari Besfort Kosumi i thotë ‘mirësevjen’ sezonit të ri përsëri me penallti dhe përsëri për Trepçën ’89. Ai kishte akorduar 11-metërsh për mitrovicasit edhe në ndeshjen e parë të stinorit vjeshtor.
  • Drenica-Hajvalia e prodhoi golin e tretë më të shpejtë këtë edicion. Dren Gashi shënoi në minutën e tretë.
  • Debutuan me gola nën fanellat e reja Armend Kastrati, Alban Shillova, Mensur Limani të Dritës, Dren Gashi i Drenicës dhe Bashkim Shala i Prishtinës.
  • Ministri i Sportit, Kujtim Shala, ishte në Mitrovicë për ta parë nga afër ndeshjen Trepça-Besa.
  • Pas fitores në Gjakovë, Prishtina e thumboi Hajvalinë në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar që pas një jave, bardhekaltërit do të jenë në tabelë mbi ‘arushat’ me dy pikë më shumë. /Gazeta Olle