Top-kampionati evropian cakton datën e rikthimit!

Kampionati holandez, Eredivisie është liga e parë e madhe evropiane që përcakton datën e kthimit, pas pezullimit të ligës për shkak të coronavirusit.

Eredivisie e ka shënuar 19 qershorin si ditën për të rifilluar ligën, për sa kohë që qeveria e vendit i lejon ata ta bëjnë këtë.

Vendimi u mor nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) dhe klubet, të cilët shpresojnë të konfirmojnë datën brenda dy javëve të ardhshme.

Klubet si Ajaxi, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar janë pozicionuar kundër idesë së përfundimit të sezonit, por KNVB janë angazhuar të luajnë ndeshjet e mbetura.

“Për momentin, ne jemi të përqendruar në përfundimin e tërë sezonit”, thuhet në njoftimin e KNVB.

Plani është që klubet të kthehen në stërvitje më 15 maj, fillimisht në grupe të vogla, përpara se të gjithë skuadrat të mund të fillojnë stërvitjet së bashku në 29 maj.

Nëse ndeshjet rifillojnë më 19 qershor siç është planifikuar, atëherë sezoni pritet të përfundojë deri në fund të korrikut.

Pasi të përfundojë sezoni aktual, ideja është që të fillojë sezonin e radhës në javën e tretë të gushtit dhe të zhvillohen ndeshje gjatë periudhës së Krishtlindjeve.