Zlatan Ibrahimoviç shpesh herë ka thënë deklarata bombastike që do të mbahen mend gjatë. “The Mirror” i ka shkoqitur deklaratat më interesante që i ka thënë Ibrahimoviç, të cilat ua sjellë juve Gazeta Olle.
Gazetari: Zlatan, keni disa plagë në fytyrë, pse?
Ibrahimoviç: “Nuk e di, duhet ta pyesni gruan tuaj për këtë”.
Pasi që u kritikua nga ish-futbollisti John Carew
Ibrahimoviç: “Çfarë ka bër Carew me topin, unë mund të bëjë me një portokall”.
Refuzimi i provave te Arsenali
Ibrahimoviç: “Kur isha 17-vjeçar, Arsene Wenger më kërkoi që të shkoja në prova te Arsenali, por unë refuzova. Zlatani nuk provohet”.
Pasi u pyet nga një gazetare për foton ku Ibra shihej duke u përqafuar me Gerrard Piquen
Ibrahimoviç: “Merre motrën tënde dhe eja në shtëpinë time zemër. Pastaj do ju tregoj se kush është homoseksual”.
Çfarë i blen Zlatan gruas për ditëlindje?
Ibrahimoviç: “Asgjë, ajo e ka Zlatanin”.
Barcelona nuk e shfrytëzoi mirë
Ibrahimoviç: “Ata e blenë një Ferrari por po e vozitin atë sikur një Fiat”
Takimi i gruas së tij me Jose Mourinhon
Ibrahimoviç: “Ai është një yll i madh. Më kujtohet kur u takua herën e parë me gruan time, iu afrua asaj afër dhe i tha: Ti e ke vetëm një mision. Argëtoje Zlatanin, lëje që të flejë dhe bëje të lumtur”.
Jeta në Paris
“Jemi duke shikuar që ta gjejmë ndonjë apartament, por nëse nuk e gjejmë, atëherë do ta blejmë ndonjë hotel”. /GazetaOlle