‘Top-5’ ndeshjet që s’duhet t’i humbisni në fundjavë

Edhe pse nuk do të ketë Premierligë (vetëm një ndeshje), kjo fundjavë pritet të jetë shumë e bukur pasi që në program janë disa derbi të zjarrtë.

Nga Spanja vijnë dy ndeshje për t’u shijuar. Të shtunën me fillim prej 18:00, Athletic Bilbao pret rivalët e urryer të Real Madridit, ndaj të cilëve fitorja vlenë më shumë se gjithçka tjetër. Një ditë më vonë, Atletico Madrid dhe Valencia zhvillojnë një ndeshje tjetër që pritet të jetë spektakulare, e cila fillon prej 21:00.

Të dielën në 20:45, Napoli dhe Inter zhvillojnë derbin e javës në Serie A, ndërsa 15 minuta më vonë (21:00), në Turqi luhet sfida e çmendur ndërmjet Fenerbaches dhe Galatasarayt.

Nuk bën të nënçmohet Bundesliga gjermane, që të shtunën prej 15:30 sjell një ndeshje që parashikohet të jetë shumë e fortë, Augsburg-Wolfsburg. /Gazeta Olle