Kjo fundjavë na sjellë ndeshje shumë interesante nga ligat më të forta evropiane, duke u nisur nga Anglia, Italia, Gjermania, Spanja e Franca.
E shtuna vjen me derbin më të çmendur gjerman, Borussia Dortmund-Shcalke, që luhet në shtëpinë e verdhezinjve në ora 15:30.
Të dielën do t’i kemi edhe tri super-ndeshje tjera për t’i shijuar, si Liverpool-Manchester City në kuadër të Premierligës angleze, Chelsea-Tottenham në kupë dhe Inter-Fiorentina në Serie A.
Ajka vjen nga po Italia, që të hënën sjellë betejën e dy skuadrave më të forta, Romës dhe Juventusit.
Gjithashtu, ndeshje tjera të bukura pritet të jenë Arsenal-Everton, Real Madrid-Everton dhe Monaco-PSG.